Politikë

“46 mln euro investime për ujësjellës e hidrovore që nuk punojnë”/ Ilir Meta: Durrësin e përmbyti korrupsioni!

“Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë”, kështu ka deklaruar Ilir Meta nëpërmjet një reagimi për situatën e përmbytjeve në vend.

Reagimi:

Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë.

Këta kusarë janë përgjegjës për dëmet e shumta materiale që mijëra familje shqiptare në Durrës pësuan sot nga hajdutëria “rilindase”.