Politikë

28 ditë protesta antiqeveritare/ Qytetari: Çdo vendim i Ramës ka qenë antishqiptar. I ndan pasuritë me miqtë, populli nuk fiton asgjë

Teksa vijon grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, një protestues ka deklaruar se ai ka dalë pasi Rama po ndan pasuritë me miqtë e tij dhe populli nuk përfiton asgjë.
Ai tha se edhe “Paketa e Maleve” është për të vjedhur pronat.

“Gjithçka na ka shtyrë të dalim, çdo vendim i Ramës është antishqiptar, me shkatërrimin e pronës. Populli nuk ka përfituar asgjë. Tani ka hapur paketën e Maleve që është e vjedhjes së maleve.

Projekti i Skavicës është antishqiptar, sepse përmbyt tokat, trojet dhe shtëpitë. Jam për të gjitha shqetësimet”, tha i moshuari.