Politikë

“260 milionë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë”, Klevis Balliu reagon pas shembjes: Nuk është gabim, por krim shtetëror. Rrezikohet jeta e njerëzve

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas shembjes të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Balliu e quajti këtë krim shtetëror, pasi sipas tij rrezikohen jetë njerëzish me këtë projekt që mori një kosto prej 260 milionë euro.

“260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet. Kjo s’është gabim, është krim shtetëror. Vjedhin dhe rrezikojnë jetë njerëzish pa asnjë përgjegjës.”, shkroi Balliu.