Kryesore

“15 anije kaluan në 24 orët e fundit”, mediat iraniane: Ngushtica e Hormuzit e bllokuar vetëm për vendet armike

“Me lejen e Iranit”, 15 anije kanë lundruar nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orët e fundit, raportojnë mediat iraniane.

Disa zyrtarë iranianë, përfshirë Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, kanë deklaruar vazhdimisht se korridori detar nuk është i mbyllur. Ai gjithashtu shton se Ngushtica vijon të jetë e mbyllur vetëm për “vendet armike”.

Megjithatë Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të sulmojë termocentralet dhe urat nëse kërkesat e tij nuk do të plotësohen.