Te Gjitha

12 ditë grevë/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej naftëtarëve, njëri prej tyre përfundon në spital

Në ditën e 12- të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi.

Vetëm pak minuta më parë ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës ku kanë kryer kontrollet përkatëse, ndërsa një prej tyre, Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier përkatëse ndihmë më të specializuar.

Edhe pse shëndeti i grevistëve cënohet, ata shprehen të palëkundur në kauzën e tyre.