Politikë

Thirrja e protestuesit: Nesër në 9:30 protestë te parlamenti kundër kësaj qeverie kriminale

Thirrja e protestuesit: Nesër në 9:30 protestë te parlamenti kundër kësaj qeverie kriminale

Një nga protestuesit tha në protestën e 116 se nesër ka parlament dhe se të gjithë duhet të jenë para Kuvendit.

U shpreh se duhet që të protestohet kundër kësaj qeverie, që di vetëm të grabisë qytetarët.

“Nesër në orën 09:30 minuta ju bëj thirrje që të jemi para parlamentit, që të protestojmë, t’u tregojmë se ne jemi këtu. Ne jemi Zoti i Shqipërisë dhe ky është atdheu ynë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, ne jemi sovrani dhe ne vendosim këtu”, u shpreh ai.