Kryesore

“Qeveri e krimit”, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës

“Qeveri e krimit”, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Vazhdon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, pasi u mbajtën fjalimet e aktivistëve përpara Kryeministrisë.

Ata thirrën në kor “Qeveri e krimit”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën” etj.

Tashmë protestuesit janë në rrugën “Ismail Qemali” dhe vijojnë që të ecin në rrugët e kryeqytetit.

Ata kishin thirrje edhe për arrestimin e kreut të PD-së Sali Berisha dhe arrestin e Belinda Ballukut.

Protesta ka hyrë tashmë në ditën e 116, teksa kërkohet dorëheqja e Ramës dhe e Ballukut.